Koreja e Veriut pretendon se ka zbuluar kurën për COVID-19

Kim Jong Un 1100x620

Nuk zotëron teknologjitë më moderne, vuan sanksione të rënda ekonomike dhe është një vend shumë i mbyllur për pjesën tjetër të botës, por pretendon se ka gjetur një kurë universale për viruse të ndryshme. Studiuesit në Korenë e Veriut njoftuan se kanë zhvilluar një injeksion antiviral për të trajtuar të infektuarit.

Në një video të publikuar nga televizioni publik KCNA, shkencëtarët e Bio-inxhinierisë në Akademinë Shtetërore të Shkencave, shikohen teksa punojnë në një laborator. Kutitë me injeksionet antivirale qëndrojnë në një tavolinë, ndërsa studiuesit nuk i referohen drejtpërdrejt infeksionit Covid-19.

“Kemi zhvilluar një injeksion antiviral që garanton efikasitet të lartë dhe mund të aplikohet në disa trajtime. Mendoj se ilaçi i ri është efikas në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme virale që po përhapen me shpejtësi”, tha Kim Won Tae, Akademia e Shkencave në Kore të Veriut.

Ndërkohë, Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar asnjë person të infektuar me koronavirus, por media publike ka njoftuar se ata që do të shfaqin simptoma do të vendosen në karantinë për 1 muaj. Vendi komunist ka shtuar dhe kontrollet në pikat kufitare, aeroportet dhe portet detare.