Koronavirusi ndërpret edhe shërbimet gjyqësore

Koronavirus 1100x620

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosin pezullimin e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Nga efektet e këtij pezullimi përjashtohen veprimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, si seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, ato ku janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë në burg dhe kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre, e kërkojnë shprehimisht të vijohet me shqyrtimin.

Kohëzgjatja e pezullimit do të jetë dy javore, deri në një njoftim të dytë.