Koronavirusi nuk ndal kampionatin shqiptar, do të luhet pa tifozë

air albania 600x338

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimin që futbolli shqiptar të vazhdojë sipas kalendarit, por pa tifozë.

Kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashësve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi.