Kukës, dërgohen maska e doreza në Morinë

dogana morines koronavisus 1100x620

Drejtori i Policisë Kufitare, Zija Sula, për qarkun e Kukësit, bëri thirrje për ndërmarrjen e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, në pikat e kalimit kufitar. Më herët, ai u shpreh: “Kemi marrë vetëm 80 maska dhe asnjë masë tjetër nuk kemi të garantuar si strukturë.”

Menjëherë pas apelit të bërë për këtë problematikë, ka reaguar prefektura e Kukësit, duke dërguar maska dhe doreza për punonjësit e pikës kufitare të Morinës.

Të gjithë punonjësit janë pajisur me mjete mbrojtëse, si dhe ka nisur dezinfektimi i ambienteve të punës. Mjete mbrojtëse janë shpërndarë edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar në territorin e qarkut të Kukësit.