Kukës, mungon dezinfektimi në doganat e qarkut, nuk ka pajisje mbrojtëse

zija sula drejtor i policise kufitare kukes 1100x620

Drejtori i Policisë Kufitare, Zija Sula, për qarkun e Kukësit, ka apeluar institucionet në vend që të marrin masa të menjëhershme për pajisjen e personelit, në pikat e kalimit kufitar, me masat e nevojshme mbrojtëse kundër koronavirusit. Gjithashtu, ai ka kërkuar edhe dezinfektimin e ambienteve ku qëndrojnë punonjësit, dhe aty ku zhvillohen intervistat me udhëtarët.

“Detyrimin kryesor për furnizimin me bazë materiale për punonjësit e pikave të kalimit kufitar e kanë institucionet e Shëndetit Publik në qarqe. Këtë asistencë nuk e kemi marrë deri tani. Kemi marrë vetëm 80 maska, dhe asnjë masë tjetër nuk kemi të garantuar si strukturë”, u shpreh Drejtori i Policisë Kufitare, Zija Sula.

Ndonëse pikat doganore të qarkut të Kukësit nuk kanë kontakte të drejtpërdrejta, me vendet që janë në alarm nga përhapja e koronavirusit, sërish rreziku mbetet pasi shumë udhëtarë po kalojnë tranzit në vende të prekura tashmë.