“Maska të skaduara”, Rama reagon ndaj Bashës

ediramaaaa 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi ditën e sotme se mjekëve dhe qytetarëve u janë shpërndarë, 2 milionë maska të skaduara.

I menjëherë ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama. “Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, mbyllet reagimi.