Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Maskat, PD: Prokurori i Përgjithshëm të veprojë

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 19:44 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimin për përdorimin e maskave mbrojtëse të skaduara.

“Provat e krimit janë aty, plot 1 200 000 maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!”, tha Bardhi.

Duke publikuar një video ku tregohet një kuti me maska, të cilës i është vendosur një etiketë tjetër mbi atë origjinale, ku shkruhet se maskat kanë skaduar në vitin 2011, Bardhi shtoi se ky veprim është kriminal.

“Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjësohen! Për pasojë, shpërndarja e 1,2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë