Në Kukës nuk i “tremben” koronavirusit: Na mbron rakia

Të prekurit me koronavirus banojnë ne Tiranë dhe Durrës, por çfarë ndodh në Veri?

Lëvizjet në rrugë janë të pakta. Ndonjë bisedë e shtrëngim duarsh. Megjithatë, në dy ditët e para të Shqipërisë me koronavirus, në qytetin e Kukësit, banorët e kanë marrë lehtë.

Farmacitë nuk kanë maska të mjaftueshme, por edhe interesi i banorëve është i pakët. Disa shprehen se nuk kanë marrë maska apo dezinfektantë, megjithatë tregojnë siguri dhe qetësi.

Të tjerë qytetarë shprehen se kanë marrë masat e përcaktuara nga OBSH-ja, duke ruajtur higjienën apo duke marrë mjekimet e nevojshme.  Ndërsa të tjerë nuk shprehin shqetësim apo frikë, madje nuk kursejnë as batutat.

“S’kam frikë, pse të kem frikë? Normal, mbrohemi. Ne rakinë e pimë, jemi të mbrojtur”, shprehet një nga qytetarët e Kukësit.