Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk ka pajisje mbrojtëse, Kukës, mungon dezinfektimi në doganat e qarkut

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 14:02 | Aktualitet
Nuk ka pajisje mbrojtëse, Kukës, mungon dezinfektimi në doganat e

Drejtori i Policisë Kufitare për qarkun e Kukësit ka apeluar institucionet në vend që të marrin masa të menjëhershme për pajisjen e personelit në pikat e kalimit kufitar me masat e nevojshme mbrojtëse kundër koronavirusit.

Gjithashtu ai ka kërkuar edhe dezinfektimin e ambienteve ku qëndrojnë punonjësit dhe aty ku zhvillohen intervistat.

“Detyrimin kryesor për furnizimin me bazë materiale për punonjësit e pikave të kalimit e kanë institucionet e Shëndetit Publik në qarqe. Faktikisht këtë asistencë nuk e kemi marrë deri tani. Vetëm në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore të Morinës kemi marrë rreth 80 maska dhe asnjë masë tjetër nuk kemi të garantuar si strukturë” u shpreh drejtori i policisë kufitare.

Edhe pse pikat doganore të qarkut të Kukësit nuk kanë kontakte të drejtpërdrejta me vende që janë në alarm nga përhapja e koronavirusit, sërish rreziku mbetet, pasi shumë udhëtarë kalojnë transit në vende të prekura tashmë.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani