Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Durrës, arrestohet autori – A2

Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Durrës, arrestohet autori

policia 3 1100x620

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë një ditë më parë në qytetin e Durrësit, ndërsa ditën e sotme, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet P.B., 56 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 56-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e gjoksit, shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në Durrës.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.