Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Presidenti kinez viziton Wuhan-in: Fitorja kundër koronavirusit është pranë

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 12:46 | Bota
Presidenti kinez viziton Wuhan-in: Fitorja kundër koronavirusit

Një lajm i mirë për situatën nga koronavirusi vjen nga Kina dhe pikërisht nga qyteti i Wuhan-it, i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes së virusit të ri vdekjeprurës.

Presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi një vizitë në këtë qytet, e para që nga shpërthimi i epidemisë, dhe që atje dha lajmin e shumëpritur se “fitorja kundër koronavirusit është pranë”.

“Lufta kundër koronavirusit vazhdon, por fitorja është pranë. Kjo është një fitore për Ëuhan, një fitore për Hubein dhe mbarë Kinën”, u shpreh Xi Jinping.

Autoritetet shëndetësore bën me dije se numri i të prekurve të rinj në Ëuhan u ul në 40 në ditën e fundit dhe 4 prej tyre sapo ishin kthyer nga Irani.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani