Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Propozimi nga deputetja - kozmonaute, Putin president deri në 2036

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 21:30 | Bota

Vladimir Putin është padyshim një nga protagonistët kryesorë të politikës ndërkombëtare në dy dekadat e fundit. Pas karrierës në KGB, ai “sundon” mbi Rusinë praktikisht nga mijëvjeçari i kaluar. Ishte dita e fundit e vitit 1999 kur presidenti rus i atëhershëm Boris Jelcin dha dorëheqjen duke mandatuar përkohësisht “delfinin” e tij Putin , atëherë pothuajse i panjohur nga publiku ndërkombëtar, edhe pse në rangun e kryeministrit.

Njëzet vite më vonë, “cari” i ri i Rusisë nuk lodhet nga pushteti, madje mendon ta zgjasë atë deri në limitet e jetës njerëzore.

Ish-kozmonautja sovjetike Valentina Tereshkova, sot deputete ruse

Deputetja e Dumës ruse, legjenda e fluturimeve hapësinore Valentina Tereshkova, gruaja e parë e dërguar në kozmos në vitin 1963, ka propozuar që presidentit Putin t’i rinovohet mundësia për t’u kandiduar edhe për dy mandate të tjera, deri në 2036.

Arsyeja, sipas saj, qëndron tek fakti që Parlamenti rus po punon prej kohësh për të ndryshuar kushtetutën.  Një kushtetutë e re, sipas saj, duhet të “harrojë” edhe mandatet e kaluara, sipas kushtetutës së vjetër.  

https://a2news.com/2020/03/03/kerkesat-e-putin-zoti-dhe-martesat-tradicionale-pjese-e-kushtetutes-ruse/

Kjo do t’i mundësonte Putinit minimalisht edhe 12 vjet të tjera në pushtet. Minimalisht, sepse po të zbatohej sërish edhe “rokada” historike që ai ka bërë me të besuarin Medvevev në rolin e kryeministrit, ku dy politikanët që dominojnë vendin “shkëmbejnë” karriget , Putin mund të mbyllte karrierën e tij teorikisht edhe në vitin 2048, në moshën 95 vjeçare. Duket fantazi, por jeta dhe historia politike e Putin nuk bëjnë të përjashtohet asgjë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë