Rama – Basha, “lufta e maskave” vazhdon në Twitter

10 MARS ERTV MASKA frame 2294 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi ky i fundit shkroi se më Rama kishte pranuar që maskat që i ishin dhënë stafit mjekësor ishin të skaduara.

“Lulzim Basha, ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tri herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!”, shkruan Rama në Twitter.

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!”.