Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Situata nga koronavirusi, nis dezinfektimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve në Elbasan

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 10:39 | Aktualitet

Bashkia e Elbasanit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në qendrat ditore, do t’ju dërgohet ushqimi në banesa.

Në kuadër të masave parandaluese gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Bashkia e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz dhe të evitojnë panikun pasi virusi kërkon më shumë higjienë dhe kujdes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani