Superhëna e “krimbave” parë nga çdo cep i botës

Mbrëmjen mes 9 dhe 10 marsit, fotografët anembanë botës kanë arritur të fotografojnë superhënën e plotë të muajit mars, të quajtur ndryshe edhe superhëna e “krimbave”.

E quajtur kështu pasi në mars, me ardhjen e pranverës, dalin sërish në sipërfaqe krimbat e tokës. Sipas ekspertëve superhëna duket thuajse 30% më e madhe nga sa është në të vërtetë, për shkak se orbita e saj është në pikën më të afërt me planetin tonë.

Shijoni fotografitë e realizuara nga Brazili në Londër, nga Nju Jorku, në Maltë.