Tirana, dy ditë pas koronavirusit…

Publikuar më: 10/3/2020, ora 16:57

Tirana, dy ditë pas koronavirusit…

Publikuar më: 10/3/2020, ora 16:57

Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri u pesëfishua brenda 24 orëve, pasojat kanë nisur të ndihen në jetën e përditshme. Përveç shkollave të mbyllura, për të paktën dy javë, janë shtuar njerëzit që përdorin maska në rrugë, dyqane dhe autobusë.

Që një ditë më parë, nisën radhët nëpër supermarkete, për të marrë ushqime dhe materiale të tjera për shtëpinë. Në furrat e bukës, shitësit kanë filluar të mbajnë maska, doreza, madje edhe qese plasmasi në banak, për të minimizuar kontaktin me klientët.

Ndërkohë, drejtuesit e shëndetit publik bënë thirrje të martën për respektimin e masave të higjienës, mbajtjen e distancës 1 metër nga njëri-tjetri pasi virusi transmetohet përmes stërkalave si dhe dezinfektimin e sipërfaqeve të ambienteve ku punoni e jetoni.

FOTOT: LSA