Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

3 autobusë me shqiptarë nisen nga Milano, shoqërohen me polici në Malin e Zi

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 10:41 | Aktualitet
3 autobusë me shqiptarë nisen nga Milano, shoqërohen me polici

Tre autobusë me shtetas shqiptarë janë nisur nga Milano në Itali me destinacion Shqipërinë dhe aktualisht 2 po kalojnë përmes Malit të Zi, ndërsa një sapo mbërriti në Murriqan.

Autobusët me shqiptarë po shoqërohen me polici dhe ambulanca nga autoritetet malazeze dhe personat janë lajmëruar që nuk do të ketë asnjë ndalesë deri në kufirin shqiptar.

Sipas itinerarit, autobusi me shtetasit shqiptarë që udhëton nga Milano ka kaluar në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Mal të Zi.

Pala malazeze gjithashtu ka marrë dhe disa masa të tjera të forta në kufi mes të cilave dhe pengimi i hyrjes në vend të personave që kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu