Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Edhe muzika nuk i shpëton frikës nga virusi, shtyhet festivali i rëndësishëm

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 20:36 | Showbiz

Edhe showbizi ndërkombëtar nuk kishte si mos të prekej nga frika për përhapjen e koronavirusit.

Një nga festivalet muzikore më të mëdha në botë, Coachella, nuk do të zhvillohet ashtu siç ishte parashikuar, në dy javë gjatë muajit prill.

Organizatorët e eventit që nga 1999 mbledh çdo vit më shumë se 120 mijë persona në ditë në shkretëtirën kaliforniane ku zhvillohet festivali kanë deklaruar se vendimi është marrë fillimisht nga autoritetet kaliforniane, pas zbulimit të 4 rasteve me koronavirus në afërsi të vendndodhjes.

Festivali, ku do të merrnin pjesë disa nga emrat më të rëndësishme të muzikës bashkëkohore, nga muzika elektronike dhe dance dhe deri tek rrymat e reja të rrokut dhe dhe hip-hopit. Këtë vit, pritej me padurim bashkimi pas shumë kohësh e grupit rrok Rage Against the Machine, dhe pritej që të gjeneronte fitime të mëdha për industrinë e muzikës.

“Vendimi do të ketë impakt tek shumë njerëz, por shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm”, deklaruan organizatorët.

Eventi mendohet se do të shtyhet në muajin tetor, duke filluar nga data 9.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani