Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

I vdiq burri nga koronavirusi, gruaja mbetet e bllokuar në shtëpi së bashku me kufomën

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 17:15 | Bota
I vdiq burri nga koronavirusi, gruaja mbetet e bllokuar në shtëpi

Një grua në Itali ka dy ditë që jeton me kufomën e bashkëshortit të saj në shtëpi, pasi çifti ishte futur në karantinë kur burri ishte diagnostikuar me koronavirus.

Gruaja nga Borghetto Santo Spirito është bllokuar brenda apartamentit për arsye karantine, siç sqaroi kryebashkiaku Giancarlo Canepa për CNN.

Sipas fqinjëve, ajo qan dhe kërkon ndihmë nga ballkoni, por askush nuk e ndihmon dot.

“Po, është e vërtetë që gruaja ndodhet ende brenda shtëpisë, bashkë me kufomën. Kemi një protokoll sigurie që duhet të ndjekim. Burri ka refuzuar të dërgohej në spital pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Nëse do të pranonte shtrimin në spital, kjo gjë nuk do të ndodhte”, deklaroi Canepa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani