Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi në Shqipëri, Basha propozon masat që duhet të marrë qeveria

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 17:47 | Politikë
Koronavirusi në Shqipëri, Basha propozon masat që duhet të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, propozoi disa masa që, sipas tij, qeveria duhet t’i marrë për të përballuar koronavirusin.

Më poshtë, masat që qeveria duhet të marrë sipas Lulzim Bashës:

  1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, të ndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

  • Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  • Përjashtimin nga tatim-fitimi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.
  • Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
  • Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  • Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditur tashmë rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Detyra e qeverisë është t’u shërbejë njerëzve dhe të paktën sot ta lënë sportin e tyre të preferuar, sulmet ndaj opozitës, dhe të bëjnë gjithçka për t’i ardhur në ndihmë mjekëve dhe njerëzve”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë