Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Masat për koronavirusin, Rama: Nga nesër postblloqe, gjobë 5000 euro kush thyen karantinën

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 13:22 | Aktualitet
Masat për koronavirusin, Rama: Nga nesër postblloqe, gjobë 5000

Përmes një komunikimi të shkurtër në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shpalli dhe masën më të re për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas kryeministrit, nga nesër do të dalin në rrugë patrulla të përbashkëta të Policisë së Shtetit dhe asaj ushtarake që do të kontrollojnë personat që vijnë nga vendet e prekura nga Covid-19.

Kryeministri deklaroi se kushdo që ka hyrë 14 ditët e fundit nga Italia dhe ka dalë në rrugë do të gjobitet me 5000 euro.

“Një formacion i përbashkët i Policisë së Shteti dhe asaj Ushtarake do t'u ngrejë postblloqe automjeteve dhe do të ndalojë apo verifikojë nëse në mjet ka njerëz të ardhur nga Greqia apo Italia që nuk iu lejohet të dalin nga shtëpia. Kush kapet në rrugë do të dënohet me 5000 euro gjobë dhe do të ndalohet të ikë drejt Italisë pa paguar gjobën”, u shpreh kryeministri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani