Meta emëroi 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë, reagon ambasadorja amerikane

kim tryeza reforma drejtesi 1100x620

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta emëroi 3 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

“Mirëpresim emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta. Një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdojë deri në fund. Tani, duhet të mbështesim gjyqtarët që t’i shërbejnë drejtësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, shkruan Kim në Twitter.