Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Mirë se të takoj, mik i vjetër”... aktorët e “Friends” pozojnë me vetveten

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 12:48 | Showbiz

Një artist nga Vendet e Ulëta, Ard Gelnick, ka realizuar disa foto tepër të veçanta, ku ka bashkuar portrete të ndryshme në kohë të protagonistëve të serialit të famshëm “Friends”.

Ndërkohë që pritet një ribashkim i 6 miqve më të famshëm në botë, 16 vite pas përfundimit të serialit, Gelnick ka realizuar disa foto ku aktorët duket se kanë dalë me veten e tyre të para disa viteve.

Në fotot e punuara shfaqen Jennifer Aniston, e cila luan Rachel Green, Courteney Cox, e cila luan Monica Geller, Lisa Kudroë, e cila luan Phoebe Buffay, Matthew Perry, i cili luan Chandler Bing, David Schwimmer, i cili luan Ross Geller dhe Matt LeBlanc, i cili luan Joey Tribbiani.

Seriali ikonë, që u transmetua fillimisht në vitet 1994-2004, tregon historinë e gjashtë miqve që jetojnë në Manhatan, Nju Jork. Edhe pse episodi i fundit u transmetua në vitin 2004, seriali gëzon një popullaritet të madh edhe në ditët e sotme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli