Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pasojat ekonomike të koronavirusit, Trump drejt shtyrjes së afateve për pagesën e taksave

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 17:56 | Bota
Pasojat ekonomike të koronavirusit, Trump drejt shtyrjes së afateve

Presidenti amerikan Donald Trump po orientohet drejt shtyrjes së papërcaktuar të afateve tatimore për pagesën e detyrimeve të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, si masë ndaj efekteve dramatike mbi ekonominë që mund të ketë përhapja e koronavirusit në SHBA.

Ideja, e njoftuar nga gazeta Washington Post, përbën një ndryshim radikal nga një javë më parë, ku ministri i Thesarit Steven Mnuchin kishte hedhur poshtë kategorikisht një mundësi të tillë.

Megjithatë përhapja e shpejtë e koronavirusit në territorin amerikan, ku tashmë shënohen më shumë se 1000 të sëmurë nga COVID-19, ka sjellë një ndryshim i strategjisë.

https://a2news.com/2020/03/08/nje-i-infektuar-me-koronavirus-ne-konferencen-ku-ishte-i-pranishem-trump-nuk-jam-fare-i-shqetesuar/

Afati i deklarimit të taksave në SHBA kishte për afat 15 prillin, por sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë ai mund të shtyhet të paktën disa muaj.

Përtej taksave, Trump po shtyn administratën që të shqyrtojë mundësitë për financime të mëdha për bizneset dhe familjet e goditura nga kriza ekonomike globale, pasojë e frikës nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë