Përplasen dy automjete në Korçë, lëndohen drejtuesit – A2

Përplasen dy automjete në Korçë, lëndohen drejtuesit

Dy automjete janë përplasur mes tyre në kryqëzimin e Libonikut, në afërsi të Maliqit.

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, drejtuesit kanë marrë lëndime, por raportohen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.