Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Topçinjtë” në karantinë, takuan presidentin e infektuar, shtyhet Man City-Arsenal

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 12:04 | Futboll
“Topçinjtë” në karantinë, takuan presidentin e

Frika nga koronavirus ka sjellë edhe ndeshjen e parë të pezulluar në Premier League-n angleze. Sfida ndërmjet Manchester City dhe Arsenal, e programuar të zhvillohej këtë të mërkurë është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Arsyeja lidhet me futbollistët e klubit londinez, të cilët janë takuar me presidentin e klubit grek, Olympiakos, Evangelos Marinakis, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, që ka shkaktuar epidemi në të gjithë Evropën.

Takimi i lojtarëve me kreun e skuadrës helene ka ndodhur pas ndeshjes së 1/16 në Europa League. Marinakis, i cili ka në pronësi edhe klubin e Championship anglez, Nottingham Forest, ka konfirmuar se është prekur nga koronavirus.

Manchester City njoftoi shtyrjen e ndeshjes, ndërsa klubi i Arsenalit pohoi se futbollistët do të ndjekin masat e sigurisë, pavarësisht se rreziku që të jenë infektuar është “tejet i ulët”.

“Po ndjekim direktivat e autoriteteve, të cilat rekomandojnë se kushdo që ka kontakt me një person të prekur nga virusi, duhet të vetizolohet në shtëpi për 14 ditë”, thuhej në deklaratën e “topçinjve”.

Në izolim janë gjithashtu edhe 4 pjesëtarë të stafit të Arsenalit, të cilët ishin ulur pranë presidentit të Olympiakos.

Premier League njoftoi se nuk ka alternativë tjetër, përveçse të shtyjë përballjen, duke saktësuar se për momentin nuk ekziston rreziku që edhe ndeshje të tjera të kampionatit anglez të shtyhen. Ndërkohë, në situatën e krijuar, UEFA refuzoi kërkesën e klubit të Wolverhampton, për të shtyrë përballjen e 1/8 të Europa League ndaj Olympiakos.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani