Zjarr në një banesë në Tiranë, shpëtohet fëmija i mitur – A2

Zjarr në një banesë në Tiranë, shpëtohet fëmija i mitur

zjarriii 1 1100x620
Foto ilustruese

Policia e Shtetit bën me dije se një zjarr është regjistruar në një banesë, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e “Dibrës”, në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”.

Zjarri ka rënë në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A. brenda së cilës ishte dhe një fëmijë i mitur që u shpëtua menjëherë nga efektivët e policisë së komisariatit nr.4. dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur që ta venë në kontroll pas disa minutash. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.