Zyrtare: UEFA pezullon ndeshjet Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma

sevilla stervitje 1100x620

UEFA ka vendosur që ndeshjet Sevilla-Roma dhe Inter-Getafe të mos luhen këtë të enjte.

Vendimi erdhi pasi Roma dhe Getafe nuk pranuan që të udhëtonin në mënyrë që të ruhen nga përhapja e koronavirusit.

Të dyja këto ndeshje ishin programuar për t’u luajtur me dyer të mbyllura, por UEFA u tërhoq dhe vendosi pezullimin e tyre.

Në komunikatën zyrtare, UEFA nuk jep sqarime se si do të procedohet me ndeshjet dhe as me vijimësinë e kompeticionit.

Në betejën me koronavirusin u vendos gjithashtu që ndeshjet LASK Linz-Manchester United dhe Eintracht Frankfurt-Basel të luhen me dyer të mbyllura.