Formula 1 nuk ndalet nga koronavirusi, Hamilton: E pabesueshme, paraja është mbret

f1 1 1100x620

Ndërkohë që i gjithë sporti botërorë po sheh një bllokim të përgjithshëm nga frika e përhapjes së koronavirusit, Formula 1 duket një oazë disi paradoksale.

Kampionati më i rëndësishëm i automobilizmit sipas kalendarit duhet të fillojë këtë fundjavë sezonin e ri në Melburn të Australisë, por pjesa më e rëndësishme  e këtij sporti, pilotët, duket se nuk janë aspak dakord.

Vendimi i parë ka qenë ai Mc Laren, që deklaroi vullnetin për t’u tërhequr për shëndetin jo vetëm të punonjësve tanë, por edhe për rivalët dhe fansat e Formula 1”, shkruhet në deklaratën e tyre.

Por për momentin autoritetet australiane dhe ato të Formula 1 duket sikur po shkojnë drejt vazhdimit të garave, diçka që nuk po i pëlqen pilotëve.

Kampioni i botës Lewis  Hamilton gjatë konferencës për shtyp dukej shumë i nervozuar. “ Jam shumë, shumë i habitur që ndodhemi këtu në këtë moment”, deklaroi ai, duke shtuar se “ është shokuese që gjendevi në një dhomë së bashku. SHBA po anulon fluturimet për Europën, NBA po mbyll dyert, ndërsa ne po vazhdojmë”, tha ai.

Kur u pyet sipas tij për arsyet, ai u përgjigj në mënyrë  polemike,  “paraja është mbret”.

Pilotët e tjerë si Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen kanë gjithashtu shprehur kundërshtinë tyre për të vazhduar normalisht garat.

Në Australi, deri më tani janë regjistruar 198 raste me COVID-19.