Futbollisti i dytë i prekur nga koronavirusi në Serie A, në karantinë Kumbulla dhe Rrahmani

kumbulla 1100x620

Në Serie A është konfirmuar rasti i dytë i një futbollisti të prekur me koronavirus. Pas Ruganit të Juventusit është konfirmuar se është prekur edhe Manolo Gabbiadini i Sampdoria-s. Lajmi është konfirmuar nga skuadra.

Situata bëhet edhe më shqetësuese, duke qenë se Gabbiandini luajti vetëm 4 ditë më parë me skuadrën e Sampdoria-s në fitoren 2-1 ndaj Veronës.

Ky fakt ka bërë që klubi i Veronës të vendosë në karantinë të gjithë skuadrën, pjesë e sëcilës janë edhe shqiptarët Kumbulla dhe Rrahmani.

Manolo Gabbiandini