Gjykata e Posaçme hedh poshtë kërkesën për sekuestrimin e pronave të vëllezërve të Saimir Taullaut

gjykata posacme 600x338

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimin e disa pronave që ishin regjistruar në emër të vëllezërve të Saimir Taullaut.

Gjyqtarja pranoi vetëm kërkesën për sekuestrimin e një makine në pronësi të Taullaut, Nissan Pathfinder.

Avokati i Taullaut, Detar Hysi, tha se nuk është njohur ende me vendimin dhe se pronat e klientit te tij janë të ligjshme.