Kamberi nuk mjafton, Bayer Leverkusen mposht Rangers në shtëpi

kamberi florian 1100x620

Kësaj radhe Florian Kamberi nuk e bëri mrekullinë për skocezët e Rangers. Në fazën e 1/16-ave të Europa League ndaj portugezëve të Bragës sulmuesi, që pritet të debutojë me fanellën e kombëtares shqiptare, ndihmoi ekipin e drejtuar nga Gerrard për të përmbysur portugezët e Bragës.

Por sot kundër gjermanëve të Bayet Leverkusen, ai nuk mundi të bënte shumë, teksa hyri si zëvendësues në të 54-ën kur skocezët ndodheshin në dizavantazh me një penallti të Havertz.

Shqiptari u mundua por gjermanët dyfishuan, dhe kur pas golit momental të 1-2 shënuar nga Edmundson “Ibrox Stadium” në Glasgow mendoi për një tjetër përmbysje, gjermanët gjetën golin e tretë me një gol fantastik të xhamaikanit Bailey, duke siguruar pothuajse kualifikimin, si ukrainasit e Shaktarit që mundën Wolfsburgun në Gjermani me rezultatin 1-2.