Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi, Franca mbyll shkollat dhe universitetet

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 22:22 | Bota
Koronavirusi, Franca mbyll shkollat dhe universitetet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot se duke nisur nga dita e hënë, Franca do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një fjalimi në televizion, Macron tha: “Kjo epidemi ka prekur të gjithë kontinentet dhe të gjithë vendet evropiane. Është kriza sanitare më e rëndë që ka njohur Franca në shekullin e fundit. Jemi në fillim të epidemisë, që do të intensifikohet. Prioriteti absolut për kombin tonë është shëndeti ynë”.

Gjithsesi, Macron nuk ka anuluar zgjedhjet vendore të së dielës, por tha se francezët duhet të votojnë duke respektuar në mënyrë strikte masat kundër virusit dhe këshillat e ekspertëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu