Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Shqipëri, Edi Rama u dërgon mesazh në telefon qytetarëve

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 14:22 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Edi Rama u dërgon mesazh në

Kryeministri Edi Rama ka vijuar thirrje drejtuar qytetarëve shqiptarë në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Përmes një mesazh dërguar në telefonët e qytetarëve, kreu i qeverisë iu kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të tregojnë më shumë kujdes për higjienën dhe të ruhen nga lajmet e rreme.

“Të lutem laj duar shpesh! Mos lëviz nga shtëpia për qejf! Hap dritaret sa të mundesh! Ruaju nga informacioni i rremë! Mos ki frikë po bëj shumë kujdes! Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg”, shkruan kryeministri Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë