Manchester United i papërmbajtshëm, me një këmbë në çerekfinalet e Europa League

united Lask 1100x620

Manchester United hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Europa League. Anglezët fituan 0-5 në fushën e LASK Linz, në Austri.

Ighalo, James, Mata, Greenwood dhe Pereira ishin autorët e golave.

Ndërkohë, Eintracht Frankfurti u mund 0-3 në shtëpi nga Basel i Taulant Xhakës, që luajti titullar. Campo, Bua dhe Frey shënuan golat për ekipin nga Zvicra.