Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Masat për koronavirusin/ Biznesi, me listë kërkesash për qeverinë

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 19:07 | Ekonomi
Masat për koronavirusin/ Biznesi, me listë kërkesash për

Ministria e Financave dhe biznesi kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe vendimit për mbylljen e një pjese të subjekteve.

A2 mësoi nga burime brenda mbledhjes se biznesi i ka dorëzuar ministres së Financave, Anila Denaj, një listë kërkesash të cilat konsistojnë në mosbllokim të industrisë prodhuese agroushqimore.

Në varësi të dinamikës së ngajrjeve, kanë kërkuar shtyrje të procedurave me shtetin për të paktën një periudhë 1-mujore lidhur me tenderat, dokumentat, kontratat dhe mosaplikimin e penaliteteve.

Në listën e kërkesave të tyre, bizneset kanë përfshirë edhe shtyrje të pagesës së taksave ndaj pushtetit qendror dhe vendor për një muaj si dhe kësteve të kredive për një periudhë 3 deri në 6 muaj.

Ndërkaq, gjatë periudhës së emergjencës me koronavirusin kanë kërkuar edhe ndërprerjen e inspektimeve, si dhe mbulimin e një pjesë të pagesave për pagat e punonjësve që do të dërgohen në shtëpi, pas mbylljes së aktivitetit.

Kërkesat i janë dorëzuar zyrtarisht ministres së Financave, Anila Denaj. A2 mësoi se ky dikaster po punon për një paketë mbështetëse për biznesin, e cila pritet të diskutohet në mbledhjet e ardhshme të qeverisë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani