Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Operacioni “Shkozeti”, sekuestrohen municione dhe lëndë narkotike

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 08:49 | Kronikë

Dy persona u arrestuan dhe një i tretë u procedua penalisht në gjendje të lirë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “Shkozeti” u vunë në pranga Sh. H., 34 vjeç dhe E. H., 22 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë I.H. për shkak të moshës.

Personave të arrestuar policia u sekuestroi një sasi dozash marijuanë, municion luftarak, peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, targa automjetesh, etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajta pa leje e armëve dhe municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu