Rugani pozitiv me Covid-19, Interi ndërpret çdo aktivitet për 14 ditë

inter ludogorets 1 600x338

Infektimi i mbrojtësit italian të Juventus, Daniele Rugani  mund të pasojë me një efekt zinxhir në kampionatin italian.

Vetëm 5 ditë më parë bardhezinjtë u përballën me Inter në kampionat, duke bërë që frika tashmë të pushtojë edhe klubin zikaltër.

Inter ka vendosur gjithashtu karantinimin e skuadrës. Klubi zikaltër ka bërë publike nëpërmjet një njoftimi se ka ndërprerë çdo aktivitet dhe nuk do të stërvitet për 14 ditët e ardhshme.

Kjo e bën të pamundur edhe zhvillimin e ndeshjes së Europa League të zikaltërve me Getafen për të paktën 2 javët e ardhshme.