Sekuestrohet gomonia me 613 kg drogë, 2 në pranga – A2

Sekuestrohet gomonia me 613 kg drogë, 2 në pranga

droga kurbin 1100x620

Policia e Lezhës finalizoi me sukses një operacion antidrogë në Kurbin gjatë së cilit u sekuestruan 613 kg kanabis sativa dhe një gomone që do të përdorej për transportin e saj.

Drejtoria e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Lezhë dhe Komisariatin e Kurbinit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Godull”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull” në Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg kanabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.

Në pranga u vunë shtetasit S. Z., 60 vjeç dhe R. S., 28 vjeç të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin do  trafikonin lëndën  narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat  penale “Trafikim i  narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.