Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpërthejnë rastet e COVID-19 në Spanjë, më shumë se 3000 të prekur

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 18:27 | Bota
Shpërthejnë rastet e COVID-19 në Spanjë, më shumë

Spanja është tashmë vendi i dytë pas Italisë në Europë për infektime nga koronavirusi, duke kaluar për momentin edhe Francën.

Qeveria e Madridit deklaroi sot se të prekurit vetëm nga dita e djeshme janë rritur me 816, për një total të 3102 rastesh, ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë janë tashmë 84.

Kryeministri Pedro Sanchez ka shpallur masa të jashtëzakonshme ekonomike për të mbrojtur ekonominë dhe familjet spanjolle, me një investim prej 18 miliardë euro, rreth 1.5% të produktit të brendshëm bruto spanjoll.

Ndërkohë, koronavirusi ka hyrë edhe në institucionet e politikës. Ministrja për Shanset e Barabarta Irene Montero ka rezultuar pozitive për COVID-19, ashtu si dhe zëvendëskryeministri Pablo Iglesias.

Vetë familja mbretërore po merr masa duke bërë testimin e COVID-19 në mëngjesin e sotëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë