Tenis, ATP njofton pezullimin e aktiviteteve për 6 javë

ATP 1100x620

Tenisi i meshkujve do të ndalet për 6 javët e ardhshme. ATP njoftoi sot se turnetë që do të luheshin gjatë kësaj periudhe janë pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Novak Djokovic, president i Këshillit të Lojtarëve të ATP-së, tha: “Jam dakord me shumicën e lojtarëve që mendojnë se duhet të ndalemi, por i kuptoj edhe lojtarët e tjerë që thonë se duhet të vazhdojmë”.

Turnetë e pezulluara janë Masters 1000 i Majemit, Montekarlo, Hjuston, Marakesh, Godo i Barcelonës dhe Budapesti.

Ndërkohë, tenisi i femrave nuk ka zyrtarizuar pezullimin e aktivitetit, por pritet që të ndjekë shembullin e ATP-së.