Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trafik në Tiranë pas ndalimit të autobusëve

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 16:54 | Aktualitet
Trafik në Tiranë pas ndalimit të autobusëve

Disa prej linjave urbane vijuan punë si normalisht mëngjesin e së enjtes, me motivacionin se nuk kishin marrë ende shkresën e bashkisë ku udhëzohej pezullimi i transportit urban dhe rrethqytetas.

Pas statusit të kryeministrit Edi Rama se duke nisur nga mesdita ndalohej qarkullimi, u vu në zbatim kjo vendimmarrje e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit nga ana tjetër e justifikoi kështu qarkullimin ende të urbanëve: “Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri dhe Italia. Por kush qe turni i 3-të mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes tek fëmijët, për sa kohe s'kish dijeni mbrëmë. #RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetes”.

Në stacionet e autobusit u vendosën policë bashkiakë për të shmangur marrjen e pasagjerëve. Duke ndalur edhe transportet e organizuara të punëtorëve të kompanive private. Nëpër stacione vijonin ende të qëndronin qytetarët. Të painformuar dhe të pakënaqur me këtë masë antivirus.

Por, asgjë nuk e frenoi lëvizjen e kryqytetasve edhe pse me kafenetë mbyllur. Trafiku në Tiranë ishte i rënduar pasi në mungesë të urbanëve, të gjithë kishin nxituar të nxirrnin makinat.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli