Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Asnjë rast me koronavirus në Kosovë, 93 të testuar, të gjithë negativë

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 13:49 | Kosova
Asnjë rast me koronavirus në Kosovë, 93 të testuar, të

Në Kosovë, fatmirësisht, ende nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus, por pavarësisht këtij fakti, qeveria e Prishtinës ka marrë disa masa.

Mesditën e sotme është zhvilluar edhe një takim i Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se në Kosovë janë testuar 93 raste, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë. “Deri më tani në Kosovë janë testuar 93 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia. Ministri shtoi se në pikat kufitare janë kontrolluar po ashtu mbi 5 mijë udhëtar.

“Në pikat kufitare janë kontrolluar mbi 5 mijë udhëtar që kanë ardhur nga vendet e prekura me COVID-19 dhe nga vendet tjera”, tha Vitia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë