Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Betohen para Presidentit anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 11:39 | Aktualitet

Duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri, për të respektuar masat e marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19, anëtarët më të rinj të Gjykatës së Lartë u betuan sot në Presidencë.

Para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, u betuan tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë