Fitore për Microsoft, shkatërron një nga “kolosët” e piraterisë informatike në botë – A2

Fitore për Microsoft, shkatërron një nga “kolosët” e piraterisë informatike në botë

hachermicrosoft 1100x620

Microsoft ka goditur rëndë një nga qendrat kryesore të piraterisë informatike në botë, duke mbyllur një nga “kolosët” që kanë mashtruar miliona klientë në të gjithë botën me skemat e tyre.

Bëhet fjalë për Necurs, një program i bazuar në Rusi që gjatë një periudhe 8-vjeçare ka mashtruar më shumë se 9 milionë persona në 30 vende të ndryshme të botës.

Necurs, përmes instalimit anonim të disa viruseve vidhte identitetin e personave, ose i mashtronte ata me një skemë informacionesh ekonomike të rreme.   

Piratët rus ishin edhe autorët e sulmit kibernetik i quajtur “Game Over Zeus” që në 2014 vodhi më shumë se 100 milionë dollarë në llogaritë bankare nga e gjithë bota.  

Microsoft arriti të gjente algoritmin që krijonte miliona faqe interneti mashtruese duke i bllokuar ato pas komunikimin me provider që shpërndajnë domainet, në mënyrë që skema e mashtrimit mos të përsëritet më.