Futbolli do na mungojë për disa kohë, pezullohen Champions, Europa League dhe Premier League

anulohet champions 1100x620

Po mendohej prej disa ditësh dhe vendimi mbërriti, UEFA vendosi të pezullojë për një kohë të pacaktuar Champions League, Europa League për shkak të virusit që po përhapet me shpejtësi në kontinentin e vjetër.

Të njëjtin vendim mori pak minuta më parë dhe federate angleze e futbollit, pas dy rasteve të konfirmuara me Covid-19 të trajnerit të Arsenalit, Arteta dhe futbollistit të Chelsea, Odoi.

Në ditët e fundit mund të përmendim shumë ekipe që tashmë janë futur në karantinë, mes tyre disa nga klubet më në zë të Evropës, si Juventus, City, Real Madrid, Chelsea dhe Inter.

Tashmë në bisedimet e drejtuesve të futbollit ka hyrë dhe tema e shtyrjes së kampionatin evropian të futbollit dhe dy alternativa janë tashmë në tavolinë; shtyrja për në vjeshtë dhe ideja tjetër është viti i ardhshëm 2021.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit për shkak të përhapjes me shpejtësi të Covid-19 në Evropë dhe masave të marra nga qeveritë për të luftuar këtë virus, të gjitha kompeticionet e UEFA-s për klube të programuara për javën e ardhshme do të shtyhen, përfshirë këtu ndeshjet e Champions League, Europa League dhe ndeshjet e të rinjve. Koha se kur do të mbahen këto takime do të bëhen të ditura në një njoftim të dytë”, shkruhet në njoftimin e UEFA.