Hapja e negociatave, Holanda, “po” me kushte për Shqipërinë

A2 ka mundur të mësojë qëndrimin që do të mbajnë Vendet e Ulëta në samitin e marsit të Komisionit Europian, ku pritet të japin një “po” me kushte për Shqipërinë sa i përket vendimit për hapjen e negociatave. Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut, mësohet se nuk ka kushte dhe vendimi është pozitiv.

Sipas asaj që A2 ka mësuar, kushtet lidhen me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, përfundimin e procesit të vetingut, rikthimit në funksion të Gjykatës së Lartë dhe ligji për mediat, për të cilin pritet një opinion nga Komisioni i Venecias.

Pritet që ditën e sotme qeveria e Vendeve të Ulëta t’i drejtohet Parlamentit me këtë kërkesë dhe në datën 17 mars pritet që ky i fundit të japë një miratimin për ministrin e Jashtëm, për qëndrimin që do të mbajë në samitin e datës 24-25 mars, që do të mbahet pavarësisht situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Deri tani, edhe Franca ka rishikua pozicionin e saj, pas rishikimit të metodologjisë së procesit të zgjerimit.