Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Heronjtë e heshtur”, mjekët dhe policët në vijën e parë të “luftës”

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 16:38 | Aktualitet
“Heronjtë e heshtur”, mjekët dhe policët në

Çdo histori ka heronjtë saj. Edhe në luftën me koronavirusin, nuk kishte si të ndodhte ndryshe… Ardhja paftuar e Covid-19 po provon një herë më shumë gatishmërinë, vetëmohimin dhe sakrificën e njerëzve që ia kushtuan jetën një shoqërie të shëndetshme, të mjekëve!

Ata nuk i binden dot masave të qeverisë! “Rri në shtëpi!”... Ata zgjohen në mëngjes e ngrysen në darkë me përparëse të bardha në spitalet përkatëse, që më shumë ngjajnë me karantinat... e prej andej, zëri i tyre dëgjohet.

“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi të godina e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë: Jemi ne infermierët, mjekët, sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në shërbimin tuaj, veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë. Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim, shkruajnë mjekët duke apeluar qytetarët të qëndrojnë në banesa. Çfarë kërkojnë është më shumë besim në profesionalizmin e tyre.

Bluzat e bardha nuk janë të vetmit heronj! Uniformat blu janë kudo në këmbë, në kohë paqeje e lufte! Edhe në këtë luftë të ditëve moderne me koronavirus. Prej ditësh ata kanë kaluar në gatishmëri në pika kyçe kontrolli. Detyra e tyre në këto ditë shtetrrethimi, është të ndalojnë çdo kënd që mund të qarkullojë në thyerje të masave shtrënguese kundër korona virus. Po ashtu, target i tyre ka qenë çdo person që mund të ketë hyrë në territorin shqiptar ditët e fundit nga zonat e kuqe, dhe nuk janë vetëkarantinuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani