Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ka gëzim edhe në kohën e koronavirusit, napoletanët këndojnë në ballkonet e tyre

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 17:12 | Lifestyle
Ka gëzim edhe në kohën e koronavirusit, napoletanët

E gjithë bota po kalon momente të vështira nga frika e përhapjes së koronavirusit, ku rrugët, aktivitetet sociale dhe kulturore duken tashmë një histori i kaluar. Vendi më i goditur në Europë nga virusi është Italia, ku të vdekurit kanë kaluar tashmë shifrën 1000 personave.

Por pikërisht nga ky vend na vjen edhe një leksion sesi jeta mund të vazhdojë edhe në këtë periudhë të errët.  Po prek të gjithë botën në rrjetet sociale video nga Napoli, ku fillimisht banorët e një pallati dhe më pas e tërë lagja fillojnë të këndojnë një këngë të njohur napoletane, Abbacciami.

https://www.facebook.com/visitnaples.eu/videos/878497525930041/

Në pamundësinë për të dalë nga shtëpia pa një lejekalimi, këto italianë u organizuan në një flashmob, ku përmes rrjeteve sociale organizuan gjatë darkës koncertin e improvizuar, që pati shumë sukses. Një bukuri, që duhet ta dë gjosh me zë të lartë që ta kuptosh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë