Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi "prek" dhe malin Everest

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 09:35 | Bota
Koronavirusi "prek" dhe malin Everest

Duke qenë se Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi situatën e krijuar nga koronavirusi, shumë vende ndërmorën masa ekstreme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje.

Autoritetet në Nepal vendosën kështu të mbyllin për këtë sezon ngjitjen në Himalaje dhe në majën më të lartë Everest për shkak të frikës së krijuar nga Covid-19.

Nepali, vendi ku ndodhen 8 nga 14 malet më të larta në Botës, përfshirë dhe Everestin, fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit me lejet që iu jep alpinistëve për të ngjitur në malet e tyre.

Përmes një deklarate për shtyp ministri i Turizmit, Bhattarai konfirmoi se ekspeditat gjatë sezonit pranveror do të pezullohen si masë paraprake dhe mbrojtëse nga virusi  me origjinë nga Kina që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës.

Deri në këto momente Nepali ka vetëm një rast të konfirmuar me koronavirus, atë të një student të kthyer nga Kina.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani